26 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ “Ujë e sapun” në Bllok, Sara Kolami shfaqet sport


Dikur një nga moderatoret më të pëlqyera nga të rinjtë, por Sara Kolami prej kohësh nuk është më pjesë e ekranit. Në vend të kësaj ka eksploruar një fushë të re: aktrimin. E kur duket se deri tani ka marrë shumë kritika pozitive dhe komplimente si aktore, Sarës nuk mund t’i thuash veçse fjalë të bukura edhe për stilin e të veshurit.

Ajo është fotografuar së fundmi nga paparaci ynë duke ecur rrugëve të Tiranës me një look shumë të thjeshtë dhe casual. Sara shihet tek ka veshur një palë streçe të zeza me një bluzë po ashtu ngjyrë të zezë që i ekspozon barkun e tonifikuar dhe dekoltenë. Në një shëtitje pasditeje kur shiu sapo ka mbaruar dhe temperaturat janë ulur, nuk mund të mungonte xhaketa xhins në veshjen e saj.

Veshjen ajo e ka kompletuar më një çantë shpine të zezë, një palë syze dhe një palë atlete të bardha. Teksa ecën rrugëve të kryeqytetit, bukuroshja bionde ka vendosur kufjet duke u futur në botën e saj me muzikën që luhet në telefonin që mban në dorë.

Blogerja ka treguar se është një artiste e vërtetë kur vjen puna te make up, por po ashtu preferon edhe të shfaqen ujë e sapunë si në këtë foto. Kolami u shfaq si aktore në rolin e një stjuardese greke në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”. Teksa ishte në premierën e filmit në Kosovë, ajo realizoi një intervistë 60 sekondëshe për “Prive”, ku zbuloi se arsyeja pse nuk e ka pranuar ftesën për të hyrë në “Big Brother VIP” ishte nëna e saj.

“E refuzova sepse ma kërkoi mami”, tha ajo. Në lidhje me jetën e saj personale, Sara rrëfeu se lidhja e fundit që ka pasur përfundoi për shkak të xhelozisë, ndërsa kur u pyet në lidhje me eksperiencën e parë seksuale, ajo tha se nuk i kujtohet.

Sa i përket punës së saj të parë, ajo tha se ka punuar si fotografe në Greqi. Në lidhje me punën si blogere, ajo zbuloi se postimi i parë i sponsorizuar që ka bërë ka qenë në vlerën 50 euro. Ndër të tjera, ajo shprehu se do t’i duhen edhe dy filma të tjerë që të mund të quhet “aktore”.

Ajo u përfol shumë për rolin e saj në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”, pasi shkëmbeu puthje në buzë me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian. Sara Kolami foli pak kohë më parë në lidhje me këto skena ku shprehu se puthjet mes personazheve të kapura nga kënde të posaçme krijonin efektin e tyre tek audienca. Për të, tashmë të mësuar me puthjet skenike, të dyja nuk ishin asnjë problem, megjithatë Sara shpjegoi edhe vështirësinë pas tyre, duke veçuar skenën ku puthi Zenelajn disa herë, me shumë pasion ndërsa çdo gjë duhej të gërshetohej njëkohësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al