3 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ U shfaq disa kohë më parë në gjendje jo të mirë shëndetësore, shërohet Luljeta Bozo


Ajo është deputetja më e madhe në moshë e Parlamentit tonë. Megjithatë, mosha nuk e ka ndalur kurrë që të jetë e pranishme dhe e angazhuar njësoj si kolegët e saj. E duket se kohët e fundit, as gjendja shëndetësore nuk e ka kufizuar të jetë prezente në seancën plenare.

Paparaci ynë ka fotografuar Luljeta Bozon, pak javë më parë teksa mbërrin në Parlament me një patericë. Kolegët kanë qenë të gatshëm që ta ndihmonin, megjithatë Bozo ka vijuar me angazhimin e saj, duke mos munguar në seancat plenare. Por këto ditë, tashmë i përkasin të shkuarës. Kjo sepse deputetja e ka marrë veten dhe ka lënë edhe patericën.

Këtë javë, ajo u shfaq në Parlament, pa paterica dhe e veshur me ngjyra të çelëta. Paparaci ynë, e ka fotografuar nën shoqërinë e Eduart Shalsit, teksa bëjnë një bisedë të shkurtër përpara se të nis seanca plenare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al