19 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Sakrificat e gazetarit duke ndjekur nga pas deputetin me biçikletë


Vetëm po të jesh gazetar terreni, mund ta kuptosh se sa shumë sakrifikojnë dhe lodhen gazetarët në kërkim të lajmit. 

muhamed veliu blendi klosi biciklete parlament2

Secili ka metodën e tij, por në thelb, ajo që të duhet, krahas formimit profesional dhe eksperiencës, është edhe një formim i mirë fizik nëse të lind nevoja për të rendur pas dikujt në kërkim të lajmit.

Një gjë të tillë ishte duke bërë gazetari i politikës Muhamet Velija teksa është fotografuar nga paparazzi ynë. Ai donte të fliste me ish-ministrin e Mjedisit dhe deputetin aktual të grupit parlamentar të PS-së, Blendi Klosi, i cili ka zgjedhur të shkojë në Parlament me biçikletë.

muhamed veliu blendi klosi biciklete parlament

Ka hequr dorë nga makina luksoze dhe u ka krijuar mundësinë gazetarëve të flasin me të edhe kur ai është në lëvizje, gjë që është shumë e vështirë kur je në një makinë. Velija e ka ndjekur me vrap Klosin dhe ia ka dalë ta ndalojë dhe të flasë me të.

Shpresojmë t’ia ketë vlejtur sakrifica e vrapit dhe të ketë marrë prej Klosit lajmin që ka dashur.

/Panoramaplus.al

muhamed veliu blendi klosi biciklete parlament 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al