7 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Princ Leka pa Elian, shoqërohet me deputetet e PD


Daljet e tij në publik janë të pakta. Megjithatë në aktivitetet e rëndësishme nuk ka sesi të mungojë as Princ Leka. Trashëgimtari i fronin ishte në betimin e Presidentit dhe çuditërisht ai nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia.

Si gjithnjë i veshur chic, ai u shoqërua në këtë aktivitet nga dy deputetet e Partisë Demokratike, Flutura Açka dhe Grida Duma. Të dyja zonjat e kanë shoqëruar princin në pritje, dhe si gjithnjë Leka ka treaguar xhentilesën e tij ndaj dy zonjave. Të shpeshta kanë qenë rastet kur Lekën e kemi patur në faqet tona.

Herë si një baba i përkushtuar, herë nga pushimet me të voglën Geraldina, ai është shfaqur casual ku ka lënë pas veshjen zyrtare që titulli i tij ia përcakton. Ndonëse trashëgimtar i fronit, Leka duket se di sesi të ndërthurë edhe stilin e tij sportiv. Por kur vjen puna për evente të rëndësishme, ai di sesi të respektojë kodin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al