5 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Pas disa aksidenteve me makinë, duket se Aleksandër Gjoka heq dorë nga alkooli


Rreth 7 muaj më parë, u arrestua nga Policia, pasi u përfshi në një aksident në Farkë dhe më pas rezultoi i dehur. 

aleksander gjoka2

Më pas, këngëtari Aleksandër Gjokaj u shtrua në spital për ndihmë mjekësore dhe pasi provoi për një kohë të shkurtër qelinë, u la i lirë. Mirëpo, kjo nuk ishte hera e parë që Aleksandër Gjoka futej në telashe me Policinë.

Këngëtari u arrestua edhe më 23 dhjetor të vitit 2019, pasi edhe asokohe u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pa dyshim që këto janë lajme, të cilat nuk do të donim t’i dëgjoim për një artist të përmasave të tilla si Aleksandër Gjoka, një zë i shkëlqyer i muzikës së lehtë shqiptare.

aleksander gjoka3

Por ai, në fakt, asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin e tij për alkoolin, shoqëruar kjo me një stil jete të thjeshtë. Le të themi që Sandri vijon të bëjë një stil jete si ai që bëhej para viteve ‘90-të, kur njerëzit kënaqeshin me pak, me bare të thjeshta, por me shoqëri të mirë, me pije të lira e tavolina modeste.

Por alkooli duket se krahas problemeve shëndetësore, i ka krijaur edhe probleme gjatë drejtimit të mjetit. Mbase sot, 7 muaj pas aksidentit të dytë me makinë, Sandër Gjoka mund të ketë marrë një vendim të rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e tij. Dhe fotot e paparazzit të shkrepura vetëm pak ditë më parë, e konfirmojnë këtë.

aleksander gjoka1

Siç e shikoni nga fotot, Sandri nuk po pi birra apo pije të tjera me alkool, por një tonik. Shpresojmë shumë që ky të jetë një vendim i prerë për të, që t’i garantojë këtij artisti të madh, shëndet, jetë të gjatë dhe vijim të karrierës së tij në muzikë, sepse njerëzit që e duan, janë me të vërtetë të shumtë.

Kantautori 62-vjeçar ka sjellë hite të padiskutueshme në muzikën shqitare të pasviteve ‘90. Mjafton të kujtojmë këngë si “Kuturu”, “Ecën në shi”, “Ditë Dimri”, “Pesha e fatit”, “I verbër nënë diell” etj. Gjoka mund të jetë një nga të vetmit këngëtarë të muzikës shqiptare, i cilësuar si një legjendë e gjallë e muzikës, madje edhe nga kolegët e tij.

E meqë jemi te kolegët, kujtojmë këtu koncertet e mrekullueshme të tij me Elton Dedën dhe Redon Makashin, momente artistike aq të bukura, të cilat do të donim të përsëriteshin edhe në të ardhmen.

/Panoramaplus.al

aleksander gjoka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al