13 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Pak para nisjes së jetës së re në SHBA, Arilena Ara fotografohet pranë një djali misterioz që s’është Popi Kola


Arilena Ara dhe Popi Kola, menaxheri i saj, prej kohësh janë përfolur për lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. 

arilena ara3

Madje, Poli ka rrëfyer herë pas herë se s’ka asgjë të vërtetë në këtë mes, pasi ai e sheh Arilenën si “fëmijën” e tij që e ka rritur dhe kujdeset për të dita-ditës. E duke qenë se puna dhe miqësia i lidh ngushtë bashkë që në kohën kur Arilena merrte pjesë në “X Factor”, shpesh janë fotografuar shumë të afërt dhe postimet e tyre në media sociale i bëjnë lëmsh të gjithë.

arilena ara

Para ca kohësh, i këngëtarja uronte ditëlindjen Popit, duke publikuar një foto të tyre në “Instagram”-in e saj, ku shihej duke i dhuruar një puthje në faqe. “Gëzuar ditëlindjen njeriut, të cilin me krenari e thërras Babi”, ishin fjalët e artistes krahas postimit.

Arilena ka humbur të atin kur ishte ende e vogël dhe dhimbja që ndjen është e madhe, prandaj Popi, të cilin zgjedh ta quajë ‘babi’, ka një vend shumë të rëndësishëm në zemrën e saj.

arilena ara1

Ndërkohë, paparazzi ynë e ka fotografuar Arilenën në një nga baret e Tiranës me Popin dhe një djalë në krah, që duket shumë i afërt me të, por ende nuk dihet çfarë i lidh bashkë.

Vlen për t’u theksuar se kjo është hera e parë që Arilena fotografohet pranë një djali tjetër përveç Popit, pasi dihet që ajo është shumë e rezervuar dhe e ka shprehur vetë që nuk ka një shoqëri të zgjeruar.

arilena ara2

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, para dy javësh dha një concert recital në sheshin “Skënderbej” për të prezantuar albumin e saj.

Koncerti u organizua nga regjisorja Vera Grabocka, ndërsa Noizy me anë të një statusi zbuloi se ky ishte koncerti i fundit i Arilenës në Shqipëri, para largimit të saj në SHBA, ku do të nisë karrierë muzikore dhe jetë të re.

arilena ara4arilena ara5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al