6 Shkurt, 2022

Fotot nga paparazzi/ Pa make-up dhe me veshje sportive, ja si duket në jetën e përditshme Inis Gjoni


Është kuriozitet më vete të shohësh personazhet e njohur të televizionit se si duken në jetën e përditshme. Siç dihet, ata e kurojnë shumë pamjen e jashtme kur janë në ekran ose në ndonjë event publik.

inis gjoni4

Ndërkohë, rrjetet sociale na kanë mundësuar përdorimin e shumë filtrave, të cilat e perfeksionojnë pamjen dhe e gjitha kjo arrin të krijojë një realitet shumë larg së vërtetës.

inis gjoni3

Por nga ky rast bën përjashtim një personazh me një karrierë të gjatë në ekran si balerinë, prezantuese, regjisore dhe aktore. Dhe ajo është Inis Gjoni. Ne po ju sjellim disa foto, të cilat paparazzi ynë i ka bërë pak ditë më parë ku Gjoni shihet duke bërë pazare.

inis gjoni2

Me veshje sportive, të bardha, ngjyra e saj e preferuar dhe që e përdor shumë, Inisi duket perfekt edhe në përditshmëri, një bukuri që nuk u venit asnjëherë. Komplimente!

/Panoramaplus.al

inis gjoni1inis gjoni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al