12 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Pa çadër dhe pa ndonjë koleg pranë, Rrahman Rraja me xhup mbi kokë për të mos u lagur


Mbiemri i tij u bë përsëri lajm këtë javë nga kronika e zezë pasi nipi akuzohet për një incident të ndodhur në një lokal në Lezhë dhe kjo nuk është hera e parë që ky mbiemër lakohet për problematika të ngjashme. 

rrahman rraja3

E megjithatë, deputeti socialist, Rrahman Rraja, duket mjaft i qetë. Madje, ai është fotografuar i qeshur duke dalë nga Parlamenti dhe në mungesë të çadrës apo të ndonjë kolegu afër që të mund ta ndante çadrën me të, ai ka hequr xhupin dhe e ka vënë sipër kokës.

rrahman rraja1

Rraja është një nga deputetët, i cili nuk është fare aktiv në seancat parlamentare dhe nuk ka ndonjë komunikim me gazetarët, madje edhe atëherë kur familjarë të tij lakohen për ngjarje aspak të këndshme dhe pyetet për to.

/Panoramaplus.al

rrahman rraja2rrahman rraja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al