13 Nëntor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Nuk ngjan aspak si ring beteje për Bashën dhe Berishën, tre demokratët e bindjeve të ndryshme, në kafe si miq


Teksa shikon këtë foto, mbase edhe njeriut më indiferent mund t’i lindë kurioziteti për të mësuar se për çfarë është biseduar mes tre zotërinjve teksa pijnë nga një kafe në bar. 

belind kellici mark marku agron gjekmarkaj1

Janë të tre të djathtë, por që të tre në rrugëtime të ndryshme brenda Partisë Demokratike. Agron Gjekmarkaj vjen nga gazetaria, prej vitesh tashmë analist në gazetën “Panorama”, pjesë e debateve të nxehta televizive mbi politikën dhe një intelektual, i cili nuk i ka fshehur asnjëherë bindjet e tij të djathta.

belind kellici mark marku

Kjo vjeshtë e gjeti në Parlament, duke ndërrmarrë kështu një rrugë tjetër në karrierën e tij, atë të poltikëbërësit nga ajo e analistit të politikës.

belind kellici mark marku agron gjekmarkaj

Është mbështetës i Bashës, tashmë që duket qartë që në PD ka rryma pro Bashës dhe pro Berishës. Mark Marku mund të ishte afër Gjekmarkajt në Parlament, por u tërhoq pa shkuar asnjë ditë aty.

belind kellici mark marku agron gjekmarkaj2

Është kritik i Bashës, por edhe i Berishës. Ndërkohë, Belind Këlliçi, kryetari i dorëhequr tashmë nga FRPD, u është bashkuar mbështetësve të Berishës. Për çfarë po flasin vallë ata të tre?

/Panoramaplus.al

belind kellici mark marku agron gjekmarkaj3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al