31 Janar, 2022

Fotot nga paparazzi/ Nuk janë më ministre, por Etilda Gjonaj dhe Ermonela Felaj vijnë në Parlament me fuoristradë e shofer


Nuk është lajm që çudit askënd, fakti që politikanët shqiptarë preferojnë makinat luksoze. Tashmë, deputetë të majtë e të djathtë, janë promovuesit e tipeve më të reja të makinave, me të cilat zakonisht vijnë në seanca parlamentare.

etilda gjonaj

Ndërkohë, tërheqin vëmendjen dy zonja deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, dikur ministre. Etilda Gjonaj, në qeverinë e kaluar të Ramës, mbante postin e ministres së Drejtësisë, post të cilin tani e mban Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj, dikur ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që tani e mban Elisa Spiropali.

Ermonela Felaj

Po ti shohësh edhe nga fotot, duket sikur Gjonaj dhe Felaj, janë akoma ministe. Ato vijnë në Parlament me fuoristrada të markave të fundit, kanë shofer dhe ulen mbrapa, sjellje tipike e ministreve.

Ndërkohë, duhet thënë se edhe pse nuk i kanë më postet e rëndësishme, duket se zonjat socialiste, mbajnë marrëdhënie të mira me kolegët që iu kanë zënë vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al