10 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Një shtrëngim duarsh mes Salianjit dhe Manjës


Është bërë e zakonshme gjuha e ashpër që politikanët përdorin për njëritjetrin në Parlament, por edhe në studiot e ndryshme televizive. E aq të zakonshme janë bërë edhe momentet e paqes në oborrin e kësaj selie, ku duket se përtej çfarë ata përfaqësojnë në politikë, palët gjejnë ura komunikimi.

E kjo foto është shëmbëlltyra më e mirë për atë çfarë po themi. Konkretisht, ministri Ulsi Manja ka mbërritur në Kuvend dhe tek shkallët është ndeshur me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Natyrisht që Salianji ka ndaluar hapat dhe dy politikanët janë përshëndetur edhe me një shtrëngim duarsh. Ndonëse vijnë nga forca të ndryshme politike, Manja dhe Salianji për disa minuta kortezie kanë lënë pas përballjet për të treguar anën tjetër të tyren, atë dinjitozen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al