31 Janar, 2022

Fotot nga paparazzi/ Ministrat e Ramës, edhe miq të mirë me njëri-tjetrin


Rrinë me njëri-tjetrin, pijnë kafe, bëjnë shaka, qeshin me të madhe, i fusin krahun kolegut dhe pozojnë para aparatëve fotografikë.

belinda balluku ogerta manastirliu1

Janë në pushtet, janë ministra, mund të jetë normale gjithë ky humor i mirë, por me të vërtetë nga fotot që shohim, kemi arritur në konkluzionin se ministrat e Ramës, në çdo qeveri, kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin.

Frida Krifca, e cila është emëruar ministre e Bujqësisë, i ka futur krahun Ulsi Manjës dhe ka pozuar me 32 dhëmbët jashtë para fotografëve teksa po dilnin nga Parlamenti, si për të treguar se ata janë shumë miq.

ulsi manja Frida Krifca

Belinda Balluku, ministre e Transportit dhe Ogerta Manastirlliu, ministre e Shëndetësisë, janë gjithashtu në marrëdhënie shumë të mira. Ato kanë qenë bashkë që në qeverinë e mëparshme dhe Rama nuk i ka lëvizur nga postet, gjë që tregon se ai është i kënaqur nga puna e tyre.

belinda balluku ogerta manastirliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al