9 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Mimi Kodheli dhe Anila Denaj, puthje e përqafime socialiste


Kemi folur shpesh për miqësinë e fortë të grave brenda Partisë Socialiste. Dhe ky është një tjetër rast që e dëshmon më së miri këtë. Në foto është ishministrja Anila Denaj, teksa pret te shkallët e Parlamentit, kolegen e saj, Mimi Kodheli.

Duket se dy deputetet janë mikesha të ngushta, pasi takimi mes tyre ka qenë me puthje dhe përqafime. Duhet thënë se kjo skenë e ka habitur jo pak kolegun e tyre Rrahman Rraja, që ka parë për disa minuta takimin e ngrohtë mes dy deputeteve, që në dukje qenkan mikesha të ngushta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al