17 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Kush janë VIP-at që kanë hequr dorë nga makina. Aktori lëviz me “Scooter”, balerini s’braktis biçikletën


Kohë krize! Të gjithë janë prekur nga kriza me të cilën jo vetëm Shqipëria po përballet. Teksa bota po ndryshon me ritme të shpejta, të gjithë duhet të kujdesemi më shumë për financat tona, e duket se edhe artistët kanë nisur të marrin “masat” e para. Paparaci ynë ka fotografuar këtë javë dy emra që veçmas kanë një karrierë krejt të ndryshme, por prakticiteti i bashkon.

Balerini i njohur Gerd Vaso duket se lëviz nëpër Tiranë me biçikletë. Veçmas “halleve” të trafikut dhe të shpenzimeve, duket se balerini ka zgjedhur këtë metodë udhëtimi edhe për të mbajtur trupin në formë. I pashqetësuar për sytë e udhëtarëve, ai ka vijuar i qetë lëvizjen e tij me biçikletë në rrugët e Tiranës. Në fakt, Vaso është i njohur për këtë metodë sportive të lëvizjes.

Edhe më herët ai është fotografuar nga paparaci ynë, teksa udhëton me biçikletë. Duket se kjo nuk është një risi apo një masë e marrë për krizën ekonomike, por një mënyrë jetese për balerinin. Biçikleta duket se është aleatja e tij më e mirë për të ruajtur formën fizike, duke e përdorur në rutinën e tij në vend të përdorimit të makinës. Gerd Vaso dhe bashkëshortja e tij Enada Hoxha janë ndër çiftet më të veçanta të showbizz-it shqiptar.

Me elegancën që karakterizon çiftin profe17 sionist të baletit shqiptar, ata shpesh shfaqen partnerë në të njëjtën skenë, siç ishte rasti në skenën e programit “E Diela Shqiptare”, ku përveç rrëfimit të historisë së tyre familjare, interpretuan një pjesë baleti. Ajo çfarë i dha një kuptim tjetër interpretimit të tyre ishte djali i tyre i vetëm Roani, i cili ishte pjesë e këtij interpretimi. Me gjithë dëshirën e prindërve që djali të ecë në rrugën e tyre, në fakt Roani ka zgjedhur një tjetër profesion.

Ai do që në të ardhmen të jetë një futbollist, dhe që tani dy prindërit balerinë të suksesshëm e kanë fokusuar te bota e futbollit. Një tjetër artist që ka zgjedhur një mjet alternativ të udhëtimit është edhe Besmir Bitraku.

Aktori, ndryshe nga balerini, ka zgjedhur të lëviz me një “Scooter”, një mjet ky që gjithnjë e më shpesh po shtohet rrugëve të Tiranës. Këto ditë për të kanë qenë edhe më emocionuese, duke qenë se vetëm pak ditë më parë ai i ka dhënë fund beqarisë. Një martesë pa festë dhe gjëra të ngjashme, kështu zgjodhi ta celebrojë dashurinë Bes Bitraku, aktori i shumë roleve në teatër dhe së fundmi i aktivizuar me “Qesh mirë kush qesh i fundit”. Ai vetë nuk publikoi gjë, por dëshmitari dhe miku i tij, Florian Agalliu, e nxori zbuloi.

Ai tregoi me anë të një video pak momente nga celebrimi, ndërsa Besi dhe partnerja e tij po firmosnin. Partnerja e tij quhet Irini Ziu dhe është arkitekte e piktore. Mesa kuptuam, ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë me aktorin, e kjo duket se është arsyeja që celebrimi ndodhi kështu, krejt natyrshëm, në një nga Njësitë Bashkiake të Tiranës. Besi nuk na kish treguar asgjë për të rejat në jetën e tij private, pasi profilin e mban krejtësisht profesional, por partnerja dhe miku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al