13 Nëntor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Kristina Baki, një mami seksi edhe me sportive


Disa muaj më parë, Kristina Baki u bë nënë për herë të parë. Modelja që prej asaj dite nuk i ndan pozat e ëmbla me vogëlushen Siera.

kristina baki9

Të shumta janë komentet që ajo merr duke e uruar për mëmësinë. Por natyrisht që nuk ka sesi mos të bjerë në sy edhe fakti se në shumë pak kohë pas lindjes, modelja është rikthyer në linjat e saj perfekt.

kristina baki4

Paparaci ynë e ka fotografuar ditët e fundit në zonën e Bllokut, ku ka qenë me mikeshat e saj, por që natyrisht nuk kishte sesi të mungonte në këtë takim vajzash edhe Siera.

kristina baki3

 

E veshur sportive dhe me pantallona të shkurtra, Kristina duket në top-formë. Përgjatë muajve, modelja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj detaje nga shtatzënia.

kristina baki1

Vetëm thuajse 1 muaj pas lindjes, Kristina ka pozuar para pasqyrës, ku ajo që bien në sy janë linjat perfekte që ajo ka ruajtur edhe pas shtatzënisë.

kristina baki

Lidhja e saj me Erosin është tashmë ndër lidhjet më të konsoliduara, duke u renditur tek çiftet më të dashura për ndjekësit.

kristina baki eros1

Kohë më parë, në intervistat e saj të rralla ajo ka ndarë dhe detaje intime nga historia e saj e dashurisë. Kristina Baki tha se asaj i pëlqen të shtrihet në krevat me pizhame, por partnerit të saj nuk i pëlqen kjo gjë dhe dëshiron që ajo të flejë nudo.

kristina baki eros

Modelja tregoi se do zgjidhte më shumë martesën me të dashurin e saj sesa bashkëjetesën, ndërsa rrëfeu se në dush lahet vetëm dhe jo me partnerit pasi ndihet më rehat.

kristina baki

Më tej, pa komplekse modelja pranoi se i pëlqejnë të brendshmet e thjeshta dhe veshjet sportive, duke zgjedhur të qëndrojë larg zgjedhjeve seksi.

adrona dushi eros kristina baki adrona dushi eros kristina baki1 kristina baki eros dua lipa kristina baki2 kristina baki3 kristina baki4 kristina baki5 kristina baki6 kristina baki7 kristina baki8 kristina baki1 kristina baki (5) kristina baki (4) kristina baki (3) kristina baki (2) kristina baki (1) kristina baki

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al