26 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Jurgis Çyrbja dhe Arben Ahmetaj, me të njëjtat këpucë


Kur vjen puna për stil, Arben Ahmetaj spikat në daljet e tij publike, por edhe ato jashtë politikës. Zëvendëskryeministri identifikohet gjithnjë me look-un e tij të përzgjedhur, madje deri në atë pikë sa kolegët kanë nisur ta “imitojnë”.

I fundit që është frymëzuar nga veshjet e tij është pikërisht deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin. Jurgis Çyrbja ka qenë në seancën e ditës së enjte me të njëjtat këpucë që ka pasur edhe Ahmetaj.

Si për rastësi, edhe zv.kryeministri i kishte veshur në po të njëjtën ditë, duke bërë kështu ‘xing’. Dhe duket se kombinimi ka qenë i njëjtë, ku kostumi i zi është thyer nga këpucët trend në ngjyrë të kuqe. Zgjedhje shumë e mirë për të dy ligjvënësit e PS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al