17 Mars, 2024

Fotot nga paparazzi/ Ilir Beqaj në hetim nga SPAK, po kush janë ish-ministrat që i gjenden edhe në ditë të vështirë


Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehta për ish-ministrin. Pas një përballje të gjatë që ka me SPAK, Ilir Beqja është larguar tashmë edhe nga politika aktive.

Natyrisht që largimi nga Parlamenti dhe politika, dhe përballja me drejtësinë i ka sjellë edhe disa miq më pak. Por, teksa disa largohen, ata që kanë qenë gjithnjë pranë tij, vijojnë edhe sot. E kemi fjalën për ish-ministren Milva Ekonomi.

Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë dy ish-ministrat teksa zgjedhin që të konsumojnë një kafe së bashku.

Ndryshe nga shumë takime që zakonisht jemi mësuar t’i shikojmë në ambientet e Parlamentit, Ekonomi dhe Beqja kanë zgjedhur që të jenë larg vëmendjes së mediave dhe të syve të kureshtarëve.

Të përqëndruar te biseda dhe shumë komodë me njëri-tjetrin, kjo kafe ka zbuluar edhe miqësinë e mirë mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al