17 Mars, 2024

Fotot nga paparazzi/ Igli Hasani, ministri që fitoi menjëherë miq të rinj! Ulsiu hutohet nga kolegia


Takimi mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës dhe deputetet së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima do të ishte tërësisht normal.

Si dy bashkëpunëtorë të së njëjtës forcë, dy figura politike që takohen në oborrin e Parlamentit dhe gjejnë kohë të përshëndesin njëri-tjetrin edhe si miq.

Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen në këtë shkrepje, nuk ishte miqësia e tyre.

Deputetja e Fierit dukej shumë e fokusuar te biseda me ministrin dhe kjo shkrepje e tregon sesi e shoqëron me sy në bisedën që po bën.

Por, teksa ajo shfaqet e përqendruar, ministrit diçka tjetër ia ka marrë vëmendjen. Sytë e Manjës kanë qenë pikërisht te lulja që deputetja ka pasur në çantë.

Përgjatë gjithë bisedës mes dy kolegëve, vështrimi i ministrit ka qenë për lulet, që deputetja ka pasur në çantën e saj.

Ndërkohë ministri i Financave, Igli Hasani, i cili vetëm pak muaj më parë u bë pjesë e kabinetit qeveritar, ndonëse prej vitesh ka qenë një diplomat me përvojë, për mediat dhe opinionin publik, ai ishte një emër i panjohur.

Tashmë që është pjesë e Parlamentit, Hasani është një figurë që shumë shpejt ka krijuar simpati në publik, por si duket edhe nga fotot, edhe në rradhët e opozitës.

Teksa ka qenë duke dalë nga ambientet e Parlamentit, ministri i Jashtëm, ka patur një përshëndetje me deputeti Fatmir Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes është shkëputur nga biseda që po bënte me kolegët, për të përshëndetur ministrin, i cili gjithashtu ka ndaluar hapat, për t’i dhënë dorën.

Duket se edhe pse prej një kohe të shkurtër në Parlament, Hasani ka krijuar tashmë miqësitë dhe raportet e tij me deputetët nga të gjitha palët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al