14 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Gramoz Ruçi tashmë ia lejon vetes të qëndrojë edhe me ish-rivalët


Që pas largimit nga politika, daljet e tij publike kanë qenë të rralla. Flasim për ishKryeparlamentarin Gramoz Ruçi, që ka preferuar ta jetojë jetën tashmë larg sferës mediatike. Megjithatë, janë eventet e rëndësishme që e nxjerrin sërish në skenë. 

Pas përvjetorit të Partisë Socialiste në 12 qershor, ai është bërë sërish pjesë e aktiviteteve ku ka përfituar nga rasti për të takuar disa miq të tij. Nuk mund të themi që këto miq kanë qenë edhe bashkëpunëtor të tij, pasi si mund ta shihni, ai ka zgjedhur të kalojë minuta të tëra me disa nga ish-kundërshtarët e tij.

Paparaci ynë e ka fotografuar Gramoz Ruçin teksa është duke biseduar me deputetët e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe Fatmir Mediun. Me gjasa tani që nuk është më pjesë e politikës, Ruçi ia lejon vetes që të qëndrojë më gjatë edhe me miqtë e tij të palës tjetër. Natyrisht që takimet e tij me disa nga emrat e Partisë Socialiste janë tashmë pjesë e rutinës së tij jo vetëm zyrtare, por edhe asaj të përditshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al