26 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Gent Sejko ndez një cigare mes miqve të PS


Gent Sejko ka qenë në seancën e fundit parlamentare. Guvernatori i Bankës ishte si zyrtar i lartë në Parlament, për të paraqitur punën e institucionit që përfaqëson.

Por veç angazhimit të tij, duket se zyrtari i lartë ka gjetur kohë edhe të qëndrojë me miqtë e tij të politikës. Madje, Guvernatori, së bashku me deputetët e PSsë, kanë shfrytëzuar nga koha edhe për të konsumuar një cigare Sejko është fotografuar nga paparaci ynë teksa ka qenë duke konsumuar cigare nën shoqërinë e ministrit Ulsi Manja, deputetit Eduart Shalsi dhe Antoneta Dhima. Mes miqve, duket se biseda ka zgjatur për disa minuta, të pashqetësuar nga sytë e fotografëve dhe kolegëve që i kanë ndjekur në këtë bisedë të ngrohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al