19 Gusht, 2023

Fotot nga paparazzi/ Enkeled Alibeajt nuk i durohet për cigare, del nga dera e Kuvendit me…


Sezoni i verës ka bërë që edhe ligjvënësit tanë të kenë ditë të lira për të shijuar. Natyrisht që shpesh angazhimi politik, i ka rikthyer në institucione, pavarësisht temperaturave të larta.

enkeled alibeaj5

Më të relaksuar në veshje, por edhe në pamje, deputetët tanë i janë bashkuar Kuvendit. Kemi veçuar në këtë shkrepje pikërisht Enkelejd Alibeajn, që prej kohësh nuk ka munguar në faqet tona.

enkeled alibeaj3

Këtë herë, deputeti i Partisë Demokratike, është fotografuar nga paparaci ynë sapo ka dalë nga Kuvendi. Prej kohësh, Alibeaj ka ndryshuar stil, duke hequr dorë nga serioziteti i kostumeve, për të ardhur me një pamje më sportive.

enkeled alibeaj

I veshur me T-shirt dhe pantallona casual, deputeti nuk ka duruar për të ndezur një cigare.

Ashtu si shihet, ndonëse ende nuk e kishte kapërcyer derën e Kuvendit, cigarja në duart e tij ishte përgjysmuar.

enkeled alibeaj4

Nuk e dimë nëse e ka ndezur që në ambientet e brendshme, apo diskutimet e nxehta, kanë bërë që gjysmë cigaren ta përfundojë në ato pak hapa që ka bërë.

enkeled alibeaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al