16 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Deputeti shkon me kapele në Parlament


Dimri përfundoi, duke ia lënë vendin një pranvere të nxehtë. Temperaturat i kanë kaluar tashmë 20 gradë, duke paralajmëruar kështu stinën e nxehtë.

E natyrisht që tashmë të gjithë duhet të kemi parasysh këshillat për të qëndruar të hidratuar dhe mbi të gjitha moshat më të mëdha të ruhen nga temperaturat e larta. Ndonëse kemi ende kohë për ditët përvëluese, deputeti i Partisë Socialiste ‘i ka marrë masat’. I zgjedhuri i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, ka rënë në sy këtë të enjte, teksa është paraqitur në seancë plenare me një kapele të bardhë.

Veç veshjes së tij formale, deputeti mbante vënë edhe një kapele sportive, si për t’u ruajtur nga dielli. Normalisht, një pamje kjo disi e çuditshme për një ligjvënës, në oborrin e Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al