16 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Arilena Ara, larg shkëlqimit të famës


Jemi mësuar ta shikojmë të kuruar dhe gjithnjë plot sharmin që skena i jep. Arilena Ara klasifikohet te personazhet që angazhohet për imazhin e saj edhe kur vjen natyrale. E tillë është edhe në fotot e fundit që paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë pak ditë më parë.

Ashtu si shihet këngëtarja shfaqet “aqua e sapone” në kafenetë e Bllokut. E veshur sport, pa “make-up” dhe krejt e çlirët, ajo ka shijuar momentin me miqtë e saj, e pashqetësuar t’i fshihej syrit të kuriozëve. Për vite me radhë, këngëtarja është një ndër emrat më të pëlqyer dhe më të dëgjuar jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Gjithnjë unike në skenë dhe e rafinuar në përzgjedhje, në jetën e përditshme ajo duket krejt e ndryshme, duke hequr dorë nga “luksi” i skenës. Ditët e fundit, emri i saj ka qenë edhe më prezent në media, për shkak edhe të angazhimit të radhës që ajo do të ndërmarrë. Karrierës së saj të gjatë në ekran do t’i shtojë edhe një eksperiencë të re.

Siç bëjnë të ditura burime, Arilena Arën së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore. Këngëtarja do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”. Vetë Arilena ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale, ndërsa publiku duhet të jetë kurioz për ta parë në këtë rol të ri. Mbetet për t’u parë sesi do të përshtat këngëtarja në një format, që duhet thënë më herët është prezantuar nga profesionistë të fushës.

Kjo është hera e parë që shohim një këngëtare në një moshë kaq të re, të bëhet pjesë e një projekti investigativ. E teksa pret që gjithçka të nisë, këngëtarja duket se ende nuk po vjen me një projekt të ri muzikor. Tashmë rrugëtimi i ri si moderatore ka marrë gjithë kohën dhe vëmendjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al