24 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Albana Vokshi “nuk i ndahet” Berishës


Kjo që shihni në këtë foto është pamja e çdo të enjteje, dhe jo vetëm. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbërrin herët në seancë plenare.

Veçmas gjithë punëve dhe angazhimeve të saj, ajo duket se ka dhe një “detyrë” tjetër. Vokshi thuajse gjithnjë është ajo që pret ish-Kryeministrin Sali Berisha. Dhe itinerari i tyre është i njëjtë: deputetja e pret që në oborrin e selisë, e shoqëron deri te shkallët, e më pas brenda në sallë.

Kujtojmë se Albana Vokshi është ndër deputetet e para të selisë blu që iu bashkua Komisionit të Rithemelimit dhe që atëherë, ajo nuk ndahet në asnjë dalje publike nga ish-Kryeministri Berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al