4 Prill, 2021

Fotot nga paparazi/ Rishfaqet Saimir Tahiri, me veshje sportive në ceremoninë e Bashkim Finos ritakohet me shokët e Partisë


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte një nga të pranishmit e shumtë në ceremoninë mortore të ish-Kryeministrit të Bashkimit Kombëtar, zotit Bashkim Fino, i cili humbi jetën pak ditë më parë nga Covid-19.

Që kur u largua nga politika aktive, zoti Tahiri nuk është parë shumë në jetën publike. Por ai vijon të komunikojë me dashamirësit e tij, herë pas here, në rrjete sociale.

Në ceremoni, zoti Tahiri ishte një nga të rrallët që nuk kishte preferuar të vishej me kostum, por më stil sportiv. Me sa duket, mungesa e angazhimeve në detyra publike e ka rehatuar tashmë Tahirin në veshje më praktike.

Pas homazheve, zoti Tahiri ka shpenzuar pak kohë me ish-kolegët e tij të majtë të politikës duke biseduar me ta.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al