10 Janar, 2021

Fotot nga paparazi/ Nuk ka më kaçurrela, por ka kollare me lule


Ky është Kostaq Papa, deputeti i opozitës se re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Do të kishte mbetur në anonimat të plotë, nëse nuk do kishte marrë iniciativën për t’iu drejtuar foltores së Parlamentit, ditën e 8 Marsit, Festës së Gruas.

Duke dashur të përcjellë mesazhin që gratë duhet të mbështeten, Papa mbajti një fjalim të denjë për “Portokalli”-në. Gjatë fjalës së tij, ai tha se në kohën kur ishte i ri dhe kishte kaçurrela, femrat pinin më shumë wiski sesa ujë.

Kjo, sipas deputetit, tregonte emancipim, gjë që duhet të ekzistojë edhe në kohët e sotme. Në seancën e fundit parlamentare, Papa kishte vendosur një kollare me lule dhe mbante lart çadrën që ta kapnin kamerat dhe fotografët.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al