19 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazi/ Manjola Nallbani i bën “konkurrencë” vajzës me linjat perfekte trupore


Manjola Nallbani është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh në skenë, ajo ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve, ndërkohë që tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë me linjat e saj të rrumbullakosura. 

manjola nallbani vajza4

Fiziku i saj është një detaj që tërheq vëmendjen vazhdimisht jo vetëm në verë, por edhe në dimër. Paparazi e ka fotografuar në shoqërinë e vajzës së saj, Megi, dhe në këtë rast duket se ka konkurrencë të fortë brenda familjes.

manjola nallbani vajza1

Manjola konkurron shumë mirë vajzën dhe moshataret e saj, dhe kjo është vërtet mahnitëse. E veshur me një fustan ngjyrë nude, trupi i Manjolës është vërtet për t’u pasur zili.

Manjola bie në sy jo vetëm në daljet skenike, por edhe në street style, për fizikun e tonifikuar dhe që s’ndryshon asnjëherë, edhe pse vitet kalojnë. Nallbani ka treguar herë pas here se është në superformë fizike me postimet që bën në llogarinë e saj në “Instagram”.

manjola nallbani vajza

Këngëtarja iu bashkua këtë verë të gjithë VIP-ve që guxuan të pozonin me bikini, për të treguar se ndihen shumë mirë me trupin e tyre. Këngëtarja Manjola Nallbani, e cila së fundmi publikoi këngën “Vuj moj zemër”, ka zbuluar disa detaje të reja nga jeta e saj.

/Panoramaplus.al

manjola nallbani vajza2manjola nallbani vajza3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al