Arbana Osmani ka folur me fansat për arsyet pse nuk ka bërë foto gjatë shtatzanisë, megjithëse fansat patën mundësi ta shohin ngo fotot që paparazzi ynë i bëri në plazh me barkun e rrumbullakosur.
Moderatorja u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor të vitit të kaluar, duke sjellë në jetë fëmijën e parë me Eduart Grishajn, të cilin e pagëzuan me emrin Dielli.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo zbuloi se nuk i urren fotot gjatë shtatzënisë, por pas mospublikimit të tyre qëndron një arsye shumë e fortë.
“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, ne ju sjellim një foto paparazzi të bërë pak ditë më parë, për ta parë moderatoren e njohur se si duket në një ditë normale.