1 Mars, 2021

Fotot nga paparazi/ Fino “rekruton” në grupin e purove Bled Çuçin dhe Alket Hysenin


Tashmë ai nuk është vetëm. Socialisti i vjetër dhe dashamirësi i purove, Bashkim Fino, tani ka “rekrutuar” disa kolegë purodashës.

Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe deputetin socialist, Alket Hyseni.

Me sa duket, asnjëri prej tyre nuk i ka rezistuar purove të Finos, pasioni i tij i kahershëm.

Ditët me diell të këtij shkurti, deputetët dhe ministri i kanë shoqëruar me tymosje puroje në oborrin e Parlamentit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al