20 Qershor, 2021

Fotot nga paparazi/ Deputetja e “koorporatave” i kërkon foto kolegut, pak ditë para largimit nga Parlamenti


Mbase do të ishte larguar ashtu siç erdhi, pa shumë zhurmë dhe pa e njohur njeri, nëse nuk do të bënte fjalimin e famshëm në Parlament ku fliste për koorporatat, një fjalim plot lapsuse dhe që dukej se diku ishte kopjuar.

Por Majlinda Halilaj, e cila mori një nga mandatet e djegura të grupit të Partisë Demokratike, tashmë është në ditët e saj të fundit në Parlament.

Ajo ka rënë në sy për pasionin që ka për veshjen, ngjyrat dhe kombinimet. Paparazzi ynë e ka fotografuar tek oborri i Parlamentit, teksa zonja Halilaj i kërkonte kolegut të saj që t’i bënte disa foto në oborr të një institutcioni mjaft të rëndësishëm ku ajo pati fatin të punojë për disa vite.

Me siguri zonja mund t’i kthehet aktivitetit të saj të mëparshëm.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al