8 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Deputeti socialist Sadri Abazi përdor një truk për t’u dukur më i gjatë


Gjatësia është kompleksi më i përhapur, madje edhe tek ata që në fakt nuk kanë probleme serioze me gjatësinë.

Dhe në këtë rast, edhe meshkujt, ashtu si femrat, përdorin një truk mjaft të njohur, ata veshin këpucë me platformë të lartë.

Personazhe të njohura të botës së filmave, si p. sh. Tom Cruiz, porosisin këpucë me platformë të lartë të fshehur, për të rritur gjatësinë e tyre.

Kësaj here, një personazh i Parlamentit shqiptar është fotografuar me këpucët magjike që të rrisin centimetrat. Bëhet fjalë për deputetin socialist Sadri Abazi.

Ajo është shfaqur në Parlament me këpucë me gomë të bardhë mjaft të lartë, të cilat padyshim i kanë dhënë gjatësinë e ëndërruar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al