13 Shtator, 2019

Fotot nga paparazi/ Anxhela Peristeri zëvendëson Mateus Frrokun me Ermal Peçin


U dobësua 16 kg për 7 muaj dhe tani ndihet në superformë. Këngëtarja Anxhela Peristeri është fotografuar në një event në Tiranë, në shoqërinë e moderatorit Ermal Peçi dhe këngëtarit Aurel Thëllimi.

anxhela

Dihet që Aurelin e ka mik të vjetër dhe shok për kokë, por duket se këngëtarin me të cilin shoqërohet, Mateus Frroku, e ka zëvendësuar me moderatorin Ermal Peçi.

E ftuar në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë”, këngëtarja e njohur shqiptare i befasoi për herë të parë të gjithë me fizikun e saj.

Më e dobët, më elegante dhe në formë shumë të mirë fizike, ishte fare e dukshme që Anxhela Peristeri i kishte “rrëzuar” disa kilogramë nga hera e fundit kur ajo u shfaq në publik.

Dhe këtë peshë vazhdon ta ruajë prej muajsh. /Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al