24 Tetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim shkon në Parlament, mesazhi interesant në çantën e saj

Këtë të enjte, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, erdhi në Parlamentin shqiptar.

Siç dihet, SHBA-të janë mjaft aktive këto kohë dhe tregojnë mjaft interes për disa ligje të veçanta dhe shumë të rëndësishme që po miratohen nga Parlamenti shqiptar.

Njëri prej tyre është ai i zgjedhjeve. Gjëja e parë që na ra në sy, ishte veshja tejet luksoze e zonjës ambasadore. Ajo ishte impenjuar për të qenë në nivelin e institucionit me veshjen që kishte zgjedhur.

Por kishte një detaj që nuk na shpëtoi. Ishte çanta e saj, e cila duhet thënë se nuk ishte aq luksoze sa veshja. Por kjo zgjedhje e kësaj çante me siguri e kishte vlerën për një tjetër arsye.

Aty kishte të shkruara tre fjalë: Ambicie, Respekt dhe Punë në grup. Me sa duket, zonja Kim ka dashur të japë një mesazh për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me anë të këtyre tri fjalëve që po të bëhen bashkë, përkthehen në sukses.

/Panoramaplus.al