8 Tetor, 2022

Fotot nga paparaci/ Sara Kolami, sport dhe superseksi, aktorja shpalos format edhe në vjeshtë


Me verën lamë pas edhe fotot hot të personazheve, që nuk u kursyen përgjatë gjithë sezonit. Një ndër to ishte edhe Sara Kolami, që veç fotove nga pushimet e saj, ishte pjesë e fushatës publicitare për të brendshme dhe bikini. Ndaj këtë verë, fotot e saj ishin ndër më të pëlqyerat në rrjetet sociale. Por tashmë, stina e vjeshtës na sjell një pamje tjetër të personazheve.

Megjithatë Sara di sesi të vijë sensuale edhe në vjeshtë. Paparaci ynë e ka fotografuar në Bllok, teksa mbante veshur një komplet sportiv. Edhe pse sport, Sara dukej në formë dhe ka ditur sesi t’i nxjerrë në pah asetet e saj. Blogerja ka treguar se është një artiste e vërtetë kur vjen puna te “make up”, por po ashtu preferon edhe të shfaqen ujë e sapunë si në këtë foto.

Kolami u shfaq si aktore në rolin e një stjuardese greke në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”. Teksa ishte në premierën e filmit në Kosovë, ajo realizoi një intervistë 60-sekondëshe për “Prive”, ku zbuloi se arsyeja pse nuk e ka pranuar ftesën për të hyrë në “Big Brother VIP” ishte nëna e saj. “E refuzova sepse ma kërkoi mami”, tha ajo. Në lidhje me jetën e saj personale, Sara rrëfeu se lidhja e fundit që ka pasur përfundoi për shkak të xhelozisë, ndërsa kur u pyet në lidhje me eksperiencën e parë seksuale, ajo tha se nuk i kujtohet. Sa i përket punës së saj të parë, ajo tha se ka punuar si fotografe në Greqi.

Në lidhje me punën si blogere, ajo zbuloi se postimi i parë i sponsorizuar që ka bërë ka qenë në vlerën 50 euro. Ndër të tjera, ajo shprehu se do t’i duhen edhe dy filma të tjerë që të mund të quhet “aktore”.

Ajo u përfol shumë për rolin e saj në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”, pasi shkëmbeu puthje në buzë me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian. Sara Kolami foli pak kohë më parë në lidhje me këto skena ku shprehu se puthjet mes personazheve të kapura nga kënde të posaçme krijonin efektin e tyre tek audienca. Për të, tashmë të mësuar me puthjet skenike, të dyja nuk ishin asnjë problem, megjithatë Sara shpjegoi edhe vështirësinë pas tyre, duke veçuar skenën ku puthi Zenelajn disa herë, me shumë pasion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al