24 Shtator, 2022

Fotot nga paparaci/ Edhe Fadil Nasufi me hapin e kohës, këpucë firmato në Parlament


Jemi mësuar që të enjteve të shikojmë paradën e veshjeve dhe aksesorëve luksozë të politikanëve tonë. Bien në sy zonjat e politikës që shpesh me aksesorët e tyre bëhen edhe një guru mode. Por nuk do të donim të përjashtonim meshkujt.

Disa nga politikanët më me zë janë edhe ata që javë pas jave zënë hapësirën e mediave tona me veshjet e tyre plot stil dhe çmime të kripura. Ndaj edhe këtë herë u çuditëm jo pak. Kur pamë këto këpucë, plot stil dhe markë kaq e njohur menduam se personazhi që do t’i mbante veshur ishte një djalosh i ri, apo një politikan që prej vitesh pikas për stilin e tij. Por ky nuk është rasti.

Ka qenë pikërisht deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Beratiti, Fadil Nasufi që ka mbërritur në Parlament me një palë atlete “Philip Plein”. Këpucët që mund t’i quajmë ikonike të kësaj marke janë ndër veshjet më të pëlqyera madje edhe më të imituara. Nuk do të donim të mendonim se deputeti i ka false, apo ka shpenzuar shumë për t’i blerë ato. Megjithatë, jemi të sigurt që me to është komod.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al