8 Maj, 2022

FOTO/ Detaji që nuk u vu re! Si Donald Veshaj bëri pjesë të emisionit videon e Bora Zemanit për 3-vjetorin e lidhjes së tyre


Ata ndan rrugët që pas emisionit “3shat” që moderonin bashkë, por në dy episodet e para të emisionit të ri Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj duket se kanë ende pjesë të emisionit “Më lër të flas” Bora Zemanin.

Është komentuar shumë fakti se ata e kanë përmendur moderatoren kaq shumë saqë në mediat sociale programit iu vendos me ironi edhe emri “Më lër të flas për Borën”. Në episodin e parë dy vëllezërit risollën skenën e puthjes së famshme të Donaldit me Borën e më pas gjatë një loje, Romeo pyet aktorin se “Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”.

“Një këngëtare që bëhet moderatore?” u përgjigj ai dhe ndjekësit e tyre e dinë mirë se Bora ka kënduar më parë. Më tej Donaldi pranoi që kënga e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel, ndërsa i pyetur për emrin e vajzës më seksi shqiptare ai tha ‘Bora’ e më pas shtoi ‘Muzhaqi’.

E nëse menduat se në puntatën e dytë të emisionit ata do ‘e linin Borën jashtë’, gabuat. Së fundmi ndjekësit kanë vënë re se ka qenë një moment gjatë puntatës së fundit që nuk u vu re nga publiku e që kishte të bënte me dhuratën që Donaldi i dërgoi Borës në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre kur ishte ende në “Big Brother VIP”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Gjatë kohës që Donaldi ishte duke folur për personat të cilët në rrjete sociale paraqiten me adresa fals për të ofenduar, në një video shihej dora e moderatores, teksa nxjerr nga kutia e çokollatave varësen që i hodhi Donaldi nga muri brenda shtëpisë.

Duket se pasi e përmendën në episodin e parë, e bën pjesë me figurë në episodin e dytë. Tani ndjekësit presin nëse Bora do jetë e ftuar në emisionin e tyre…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al