23 Nëntor, 2019

FOTOT/ Aksion në parukeri, modelen e arrestojnë teksa bëhej gati për dasmën e motrës. Në Instagram i kishin zbuluar se…


5dd81d9285f54008df21c71a

Një adoleshente e cila njihet në fushën e modelingut dhe në rrjetin social Instagram e ka gjetur veten pas hekurave në Brazil pasi policia zbuloi foto inkriminuese ku ajo shfaqej dhe vallëzonte mes armëve.

19-vjeçarja Gabriela Sara Vasconcelos Assunção u arrestua me dyshimin e trafikimit të armëve të shtunën, pasi oficerët tek fotot që ajo postonte e panë adoleshencën teksa puthte një pistoletë dhe duke pozuar topless reklamonte një pushkë.

5dd81dc32030273d506a6c34

Assunção u arrestua edhe më herët me të dashurin e saj në muajin tetor, kur policia u gjeti një kuti me armë në makinën që po udhëtonin, në qytetin Bebedouro në shtetin Sao Paulo.

E reja mohoi të kishte dijeni për armët në atë kohë dhe u la e lirë.

5dd81de32030273d3f6bc887

Adoleshentja ishte në një sallon bukurie duke u përgatitur të shkonte në dasmën e motrës së saj kur u vu në pranga të shtunën, sipas faqes braziliane të lajmeve Metropoles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al