8 Qershor, 2023

FOTO/Po realizojnë një film bashkë, Olta kritikon hapur Luizin me postimin e saj të fundit: Shi sa keq që je…


Aktorja e njohur Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli ishin ndër konkurentët më të fortë të “Big Brother Vip”.

E teksa në lojë ishin ‘armiq të betuar’, pasi dolën nga ky reality show gjërat kanë ndryshuar.

Dyshja ndodhen në xhirimiet e një filmi ku ata janë protagonistët kryesor, ndërsa mesa duke ky projekt i ka afruar më shumë me njëri-tjetrin, pasi shpesh herë ish-banorët postojnë foto së bashku në rrjetet sociale.

Mirëpo pavarësisht afërmitetit që ata kanë krijuar me njëri-tjetrin, Olta nuk e ka harruar ‘vesin’ e vjetër.

Olta ditën e djeshme ka publikuar një foto me këngëtarin në InstaStory, ku krahas ajo ka bërë një shkrim ‘thumbues’.

“Shi sa keq je vesh”, shkroi Olta.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Olta ka kritikuar fituesin e “BBV” për veshjen e tij, pasi edhe gjatë qëndrimit në këtë spektakël shpesh herë ajo i thoshte Luizit se ai vesh rroba të lira.

“Myslym Shyri se ata kanë falso. E shikon që ia sjellin falso. Karton komplet i sjellin. Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba falso. Vishu si unë me Zara”, u shpreh asokohe Olta.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al