14 Shtator, 2019

Fotoja që nuk e prisnim, Basha dhe Hajdari shtrëngojnë duart


Mbase pak kush mund ta imagjinonte të shihte një foto të tillë, ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i jep dorën deputetes Rudina Hajdari dhe të dy e shohin njëri-tjetrin gjithë admirim. Rudina është deputetja demokrate, e cila nuk iu bind urdhrit të Bashës për të djegur mandatet, siç bëri grupi parlamentar.

Jo vetëm kaq, por publikisht zonja Hajdari e ka kritikuar dhe sulmuar shumë herë liderin Basha, duke thënë se rruga e zgjedhur prej tij është e gabuar dhe në këtë mënyrë, Partia Demokratike po shkon drejt shkatërrimit. Dhe ja ku jemi, duke buzëqeshur, a thua se asgjë nuk ka ndodhur.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al