27 Dhjetor, 2017

FOTO/ Vajza dhe djali i Dritan Priftit, të zgjedhurit e firmës së njohur për koleksionin e ri


Fotografi i njohur Endrit Mërtiri po bashkëpunon me Dolce&Gabbana për koleksionin e fundit të veshjeve të tyre. Këtë lajmërim e ka bërë vetë Endriti disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale, ku, ndër të tjera, ka treguar se modelët që pozojnë janë të gjithë shqiptarë. Në këtë projekt kaq të bukur kanë marrë pjesë edhe dy nga fëmijët e të ndjerit Dritan Prifti, të cilët kanë shkëlqyer në setin fotografik, që po bën namin në rrjetet sociale.

Dy muaj pas ndarjes nga jeta të politikanit, David Prifti dhe motra e tij më e vogël, Livia, kanë qenë pjesë e kastit të modelëve në koleksionin “Pranverë-Verë 2018”, ku të gjithë pozojnë duke qeshur dhe të lumtur. Të dy fëmijët Prifti duket se janë të lindur për modelë, pasi dinë të pozojnë shumë bukur.

 

Seti i fotove, të pushtuar nga modelët shqiptarë me në krye këngë- tarin Alban Ramosaj, ka arritur rekorde pëlqyeshmërie në faqen online të brandit ndërkombëtar “Dolce&Gabbana”. “Shumë i lumtur që vendosëm rekord pëlqyeshmërie në faqen zyrtare të Dolce&Gabbana!

Fotografia jonë ka kaluar çdo fotografi në më pak se dy ditë postim me plot 187 290 like! Grateful to each one of u!”, shkruante fotografi i talentuar që ka realizuar setin e fotove, Endrit Mërtiri. Pas suksesit në setin fotografik për stilistin e njohur turk, Tarik Ediz, modelët shqiptarë, të udhëhequr nga Mërtiri, kanë arritur një tjetër sukses. Pa diskutim kjo është një arritje e madhe për Endrit Mërtirin dhe skuadrën e tij, të cilët duket se janë në hapat e duhur të suksesit.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al