19 Mars, 2024

FOTO/ U operua për herë të tretë pas diagnostifikimit me tumor, Adriana Matoshi zbulon gjendjen e saj shëndetësore


Deputetja e Kosovës dhe aktorja, Adriana Matoshi disa ditë më parë, mposhti për herë të tretë tumorin, pasi iu nënshtua me sukses një operacioni në Turqi.

Së fundmi ajo ka treguar se tashmë është në një gjendje të mirë shëndetësore, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto me katër fëmijët e saj.

“Pasuria ime”, ka shkruar aktorja krahas imazhit me ëngjëjt e saj, fytyra e së cilës shëndrriste nga lumturia.

Pak ditë më parë, Adriana Matoshi njoftoi përmes një postimi në Facebook se po përballet sërish me një sëmundje, por pa zbuluar detaje. Ndërsa në postimin e mikut të tij, mësohet se aktorja ka fituar për herë të tretë betejën me tumorin.

 

 

Postimi i plotë:

Edhe një tjetër …

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

  • Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
  • Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al