18 Mars, 2024

FOTO/ U lidhën dhe u ndanë në “BBVIP”! Heidi Baçin dhe Romeo shfaqen në Times Square. Ja çfarë shkruhej për ish-çiftin


Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother”, ndonëse disa javë më parë dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre të shkurtër.

Së fundmi fansat e tyre të zjarrtë i kanë surprizuar dyshen, duke shfaqur disa foto të tyre në billboard në Times Square.

Në fotot e publikuara, të përqafuar duke shkëmbyer puthje bë buzë, Romeo dhe Heidi duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

“Me ju deri në fund. Të dashuruar. Takim me ball. Zonja dhe zotëria Smith në Shqipëri”, ishin disa nga fjalët që shkruheshin krahas fotove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al