7 Mars, 2019

FOTO/ Snajder konfirmon divorcin, ndahet nga bukuroshja Kabau


Lajmi përflitej prej kohësh, por nëpërmjet vetë të interesuarve ka marrë konfirmimin. Bëhet fjalë për Uesli Snajder, i cili po ndahet nga bashkëshortja Jolante Kabau. Foto të tyre së bashku nuk shiheshin në rrjetet sociale që prej fundit 2018, teksa kohët e fundit aktorja kishte hequr nga “Instagram”-i mbiemrin e mesfushorit që tashmë luan në Emiratet e Bashkuara.

Snajder nga ana e tij e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi ku shkruante: “Kam bërë një marrëzi”, por se për çfarë behet fjalë ai nuk ka dhënë shpjegime, teksa i ka kërkuar ndjekësve respektim të privatësisë mbi divorcin e tij. Çifti ishte njohur që prej 2009-ës dhe kishin një fëmijë, teksa kohët e fundit kishin aplikuar për të birësuar edhe një tjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al