26 Tetor, 2022

Foto shtrirë/ Mos vallë Stresi konfirmon lidhjen e re me postimin e fundit?


Stresi ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e tij të fundit, e cila duket si konfirmim i një lidhje të re. Reperi ka publikuar një foto të shtratit ku duken të pasmet e një vajze në Instagram.

Ai nuk e ka zbuluar identitetin e saj, por ka vendosur vetëm emojin e një peshkaqeni krahas fotos.

Jeta e tij private ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes. Disa ditë më parë, një video e reperit ku shfaqet me një bionde misterioze në një nga clubet e natës në Tiranë bëri xhiron e rrjetit, së fundmi Stresi është kapur sërish me vajzën e cila duket se nuk është e njohur për syrin e publikut.

I ftuar në prive reperi ka folur për herë të parë për vajzën misterioze. “Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali . E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral, jam prej 3 vitesh beqar. Tashmë mos ka ndryshuar gjë tek ai?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al