7 Shtator, 2019

FOTO/ Shkoi me të dashurën për pushime, hidhet nga ballkoni i hotelit babai i 3 fëmijëve. Zbardhet dëshmia e vajzës që ishte me të


Një turist britanik u vetëhodh nga ballkoni i hotelit, nga kati i shtatë, natën e parë të pushimeve ku kishte shkuar me të dashurën e tij.

Richard Pike, 26 vjeç, kishte pirë 20 shishe birrë dhe dhjetë deri në 15 shotsa brenda 18-orëve, nga koha kur zbriti në aeroportin e Bristol në 6 të mëngjesit deri në mesnatën kur u hodh nga ballkoni.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të dashurën e tij, Abigail Russell, e cila ishte me të në dhomën e hotelit në Majorca kur incidenti ndodhi në korrik të vitit të kaluar, shkruan The Sun.

Ajo tha se i dashuri i saj, i cili është baba i tre fëmijëve, ishte ‘vërtet i emocionuar për pushimet’.

Por tha se ai ishte ‘shumë i dehur’ në fund të mbrëmjes pasi kishte parë një ndeshje futbolli dhe hëngri e piu pranë pishinës në hotelin në Porto Cristo.

E reja tha se mes tyre kishte nisur ‘një grindje për diçka pa kuptim’ dhe ai doli nga hoteli kur ajo shkoi në dhomën e tyre.

I riu, tha se mori një mesazh nga i dashuri në orën 11,45 te mbremjes ku i shkruante se nëse nuk do ta gjente në dhomë, ‘do te hidhem nga ballkoni’.

Kur i riu u kthye në dhomë dhe ata u grindën përsëri dhe Abigail hyri në banjë, Richard vrapoi pranë saj.

Ajo tha: “E pashë duke vrapuar drejt meje në ballkon, dyert ishin të hapura dhe ai nuk u përpoq të ndalonte. Ai kapi pjesën e sipërme të kangjellave dhe kërceu mbi të, duke rënë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al