29 Mars, 2024

FOTO/ Sara Gjordeni shpërthen keq ndaj Kiara Titos: Unë 3 ajo 13 isha. Çfarë ndodhi mes dy vajzave?


Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë një ndër çiftet që u dashuruan dhe u lidhën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke e vazhduar romancën edhe pas daljes nga shtëpia.

Mirëpo shpesh herë dyshja janë kritikuar nga fansat se po kopjonin historinë e dashurisë së çiftin Luiz Ejlli-Kiara Tito, të cilët gjithashtu sezonin e kaluar u lidhën në “BBVIP”, ndërsa kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre brenda kësaj shtëpie dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Mirëpo së fundmi Sara ka reaguar ashpër ndaj një komentuesi i cili shkruan se çifti dëshirojnë të kopjojnë Luizin dhe Kiarën, teksa modelja e ofendoi keq edhe këtë të fundit.

Pse mundoheni të bëni si çifti Luiz-Kiara nuk ju shkon fare”– u shpreh komentuesi.

Hundën dhe buzët. Unë 3 isha dhe Kiara 13. Ec qarkullo”– shkruan Sara, ndërsa Kiara akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të ish-banores së “BBVIP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al