3 Dhjetor, 2018

Foto që po bën xhiron e rrjetit, qeni i Bush nuk largohet nga arkivoli


Në ceremoninë për nder të ish-presidentit të SHBA, George H. W. Bush ka tërhequr vëmendjen një foto që shumë shpjet ka bërë xhiron e rrjeteve dhe ka prekur shumë njerëz.

Bëhet fjalë për Sully, qenin labrador, i cili ishte qeni i shërbimit që i bënte shoqëri ish-presidentit të SHBA.

Ai është fotografuar shtrirë pranë arkivolit të ish-presidentit, ndërkohë që zëdhënësi i Bush ka bërë me dije se ai do te jetë pjesë e fluturimit për ceremoninë e fundit.

“Mission complete’ shkruan zëdhënësi, teksa ka ndarë me ndjekësit këtë foto.

Qeni e ka marrë emrin nga ish-piloti i Chesley B. “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i famshëm pasi uli një avion të dëmtuar në lumin Hudson duke shpëtuar të gjithë 155 pasagjerët dhe ekuipazhin në 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al