5 Tetor, 2017

Foto pikante/Deputetet e PS-së ‘paradë mode’ në Kuvend, Spiropali shkon pa çantë…


Si çdo seancë dhe këtë herë ka rënë në sy veshja e zonjave deputete në Kuvend. Por, syri i fotografit Agim Rama ka qenë më shumë i fokusuar duke fotografuar deputetet e Partisë Socialiste.

Ajo që bie në sy është fakti se zonjat e mazhorancës kanë pëlqyer që të veshin ngjyrën e zezë, duke e thyer me ndonjë dizajn.Në këtë foto shikohet deputetja e PS-së Adelina Risto e veshur me një fustan të zi dhe me një xhaketë të zezë me të bardhë.

Në një tjetër shikohet të kenë dalë deputetet e PS-së: Klodiana Spahiu e veshur me një fustan kaf me të zezë. Sonila Qato e veshur me një fustan blu dhe bie në sy shiriti rozë në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit. Deputetja tjetër është Evis Kusi e veshur me fustan te zi me të bardhë, ku mban dhe syze.Në foto shikohet dhe: Musa Ulqini, Blerina Gjylameti, Alket Hyseni.

Në foton më poshtë shikohet deputetja e LSI-së Nora Malaj e veshur me të zeza, dhe mban një çantë bezhë, syze dhe rruaza. Ndërsa në krah të ssaj shikohet të jetë deputetja e PS-së Elisa Spiropali e veshur me pantallona të zeza me kuadrate dhe me një bluzë portokalli. Por ndryshe nga deputete e tjera Spiropali nuk shikohet të ketë çantë.

Ndërkohë në këtë foto shikoni Lindita Nikollën e beshur me kostum të zi dhe një bluzë bezhë, ku në krah të saj është dhe deputeti Pjerin Ndreu.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al