Të gjithë personat që kanë rrjete sociale, mundohen që të publikojnë në profilet e tyre momentet më të bukura e të lumtura. Gjithashtu ata zgjedhin fotot ku kanë dalë më bukur dhe poza është perfekte.
Por lind pyetja, a janë vërtetë kaq të lumtur sa duken në fotografi? A po ia kalojnë vërtetë aq mirë sa duket në postimet e bëra në rrjetet sociale?
Përgjigjen e këtyre pyetjve e ka Geraldine West. Ajo një grua gjermane me banim në Këln, e cila ka realizuar një set fotografik të quajtur “Instagrami vs Realiteti”.
Siç shihet edhe nga profili i saj në rrjetin social, Geraldine bën foto nga jeta e përditshme dhe i kthen më pas në versionin e “Instagram”-t.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al