14 Gusht, 2021

Foto/ Pasi i ati dha dorëheqjen si kujdestar i saj, Britney Spears shfaqet e veshur seksi në videon e fundit në rrjete sociale


Britney Spears publikoi një video në Instagram-in e saj ku shfaqet e veshur me një body të zi rrjetë, që i tregon të brendshmet dhe pjesët e tjera të trupit. 39-vjeçarja tregoi fizikun e saj të tonifikuar gjatë kohës që kërcente e rrotullohej përpara kamerës së telefonit, shkruan “Page Six”.

britney spears (6)

Këto pamje vijnë një ditë pasi babai i këngëtares, James Spears, deklaroi në gjykatë se është i gatshëm të japë dorëheqjen si kujdestar i saj.

britney spears (3)

Në përgjigje të një peticioni për ta zëvendësuar babain e këngëtares, ekipi ligjor i James Spears argumentoi në gjykatë se ai hyri në jetën e vajzës së tij në vitin 2008 si kujdestar, sepse ajo kishte “nevojë për ndihmë”.

britney spears (5)

Zoti Spears vazhdon të shërbejë me respekt, dhe ai nuk duhet të pezullohet ose largohet, dhe sigurisht të mos bazohet në pretendime të rreme,“- thuhet në dosje. “Zoti Spears është i gatshëm të japë dorëheqjen kur të jetë koha e duhur, por zëvendësimi duhet të jetë i rregullt dhe të përfshijë një zgjidhje të problemeve që janë në pritje të Gjykatës.

britney spears (1)

Rosengart, i cili u emërua në çështjen e Britney Spears më 14 korrik, paraqiti një peticion duke i kërkuar gjykatës që të hiqte Jamie Spears si kujdestar dhe ta zëvendësonte atë me Jason Rubin, një kontabilist profesionist. Gjykata pritet të vendosë në një seancë muajin e ardhshëm.

britney spears2 britney spears4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al